Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj takohet me ish-sekretarin e NATO-s në Londër, tregon detajet e vizitës

Gazeta10
06 March 2024 - 13:20

Nënkryetari i Kuvendit nga Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një postim në “Facebook” ka treguar se është takuar me ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson.

Deputeti Hoxha ndodhet në Londër për një sërë takimesh, ndërsa Hoxhaj është ndjerë i kënaqur se ish-sekretari Robertson, kishte të varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën. Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.