
Ndeshjet e Europa League sjellin emocione të veçanta secilën herë.
Kësaj radhe, në Francë, Marseille tregoi dhëmbët ndaj Villarrealit.
Francezët mposhtën bindshëm skuadrën spanjolle me rezultat prej 4-0.
Pierre-Emerick Aubameyang shkëlqeu me dy golësh, gjersa në listën e golashënuesve u futën edhe Veretout, si dhe Mosquera i Villarreal, që shënoi autogol.
Ndeshja e ardhshme luhet javën tjetër në “Estadio La Ceramica”.