Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sadiku siguron normën për Lojërat Olimpike në Paris

Gazeta10
09 March 2024 - 14:04

Donjeta Sadiku ka siguruar normën olimpike për Olimpiadën që do të organizohet në Paris të Francës këtë verë.

Ajo në gjysmëfinale të turneut që po mbahet në Busto Arsizio në Itali, ka mposhtur italianen Alessia Mesiano me rezultatin 3:2.

Meçi i ka takuar kategorisë deri 60 kilogramë.

Është turneu i parë botëror për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Sigurimi i normës është sukses i madh për Donjeta Sadikun dhe boksin kosovar.

Deri tani, norma për Lojërat Olimpike në Paris ka vetëm në xhudo.

Sadiku ka fituar 5:0 ndaj britanikes Shona Ëhitëell, grekes Christina Linardatou dhe gjermanes Felicitas Ganglbauer.

Donjeta Sadiku ka suksese të mëdha në boks.

Në vitin 2022 fitoi medalje të bronztë në botërore dhe evropiane.

Në Lojërat Olimpike në Tokio ishte paraqitur por me ftesë, dhe pas lëndimit, ishte ndalur menjëherë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.