
Mbrojtja e viktimave në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.
Mbrojtja aktualisht po shpalos dëshmi të dëshmitarëve në lidhje me rasti në fjalë.
Ndër të tjera, mbrojtja ka treguar për dëshminë e dëshmitarit 1679 lidhur me vendin ku ai ishte dërguar.
“Dëshmitari 1679 përshkroi dhomën ku ishte dërguar pasi që kishte mbërritur në Zllash dhe tha që duke u futur në ndërtesë ishte një derë në të majtë dhe një në të djathtë, ai ishte dërguar në dhomën në të majtë që kishte një karrike një tavolinë pune, një garderobë, kuti me gjëra, dhe parket druri në dysheme”, është thënë nga mbrojtja.
Tutje, thuhet se edhe një dëshmitar tjetër e ka përshkruar dhomën në të njejtë mënyrë.
“3593-shi gjithashtu mban në mend se kishte të gjitha llojet e mundshme të gjërave në dhomë”, është thënë më tej nga mbrojtja.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10