
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se edhe pas dy ditëve nuk ka një reagim ndërkombëtar pas sulmit në lokalin e nënkryetares së Zvecanit, Natasha Tomaniq.
“Po kalojnë dy ditë prej se kur grupe kriminale dogjën lokalin në pronësi të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare e ambasadorët e vende të huaja”, ka shkruar Bajqinovci.
Ndërkaq dy ditë më parë pati reagim edhe nga kryeministri i vendit Albin Kurti.
“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, pati shkruar ai.