
Manifesta Binnial ka prezantuar artistiken kosovare, Alketa Xhafa-Mripa, raporton Gazeta10.
Mirpa është një artiste konceptuale.
Ajo përmes artit hulumton temat e mëmësisë, grave, marrëdhënieve gjinore e disa tema të tjera.
Punimi i saj “In the Name of the Father” paraqitet në katin e shtatë të Grand Hotel.
Këtu keni postimin e plotë:
“Alketa Xhafa Mripa është një artiste konceptuale dhe aktiviste kosovare. Puna e saj hulumton temat e mëmësisë, grave, marrëdhënieve gjinore, kujtesës dhe trupit përmes një sërë mediumesh artistike.
Punimi i saj “In the Name of the Father” paraqitet në katin e shtatë të Grand Hotel Prishtina të titulluar – mbi dashurinë – si pjesë e Grand Scheme of Things.
In the name of the father, 2015. © Alketa Xhafa Mripa / Manifesta 14 Prishtina”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10