Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Gazeta10
11 March 2024 - 16:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke shtuar se thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, të jetë qëllimi për të cilin do të punohet dhe angazhohet nga të dyja palët raporton Ekonomia Online.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.

Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.

U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët.🇽🇰🇬🇧

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.