
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot në një seancë të posaçme të Asamblesë Parlamentare të Serbisë, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte Raporti për procesin e negociatave me Kosovën, nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Vuçiq i ka kujtuar sot liderit të Partisë Demokratike Serbe, Zoran Lutovac, duke iu përgjigjur fjalëve të tij në seancën, se gjatë kohës që ai kishte qenë në pushtet, Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Tutje ai tha se ishte i befasuar që Lutovaci po fliste për standarde para statusit, duke thënë se para ndryshimeve në vitin 2000, partia e Lutovcit tha se gjithçka do të ishte në rregull dhe se Kosova nuk do të shpallte pavarsinë, gjë që ndodhi në vitin 2008, shkruan Tanjug./Gazeta10.