
Mbrojtja e të akuzuarit në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.
Avokati mbrojtës i Salih Mustafës duke komentuar deklaratën e mbrojtjes së viktimave të dhënë paraprakisht ka thënë se nuk ka pasur strukturë komanduese dhe se njerëzit kanë luftuar për vendin e tyre.
“Nuk kishte asnjë regjistrim, nuk kishte asnjë lloj trajnimi, nuk kishte as grada, as uniforma, dhe nuk kishte strukturë komanduese. Njerëzit ishin të angazhuar për ta çliruar vendin e tyre prej njërit prej regjimeve më shtypëse në historënë e kohëve të fundit”, ka thënë avokati mbrojtës i Salih Mustafës.
“Sundimi serb mbi popullin e Kosovës i bën shumë njerëz që të mbështesin në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër luftën për çlirim dhe vetëvendosje”, ka shtuar më tej avokati i Mustafës.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10