
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dërguar një telegram ngushllimi familjes së Mentor Merovcit i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në orët e vona të pasditës së 11 Marsit.
Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Merovci për humbjen e familjarit të tyre, derisa tha se Vushtrria humbi një humanist dhe një aktivist të palodhur në shërbim të qytetit të Vushtrrisë.