
Mbrojtja e Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.
Avokati mbrojtës ka thënë se Salih Mustafa dhe asnjë person tjetër rreth tij as në mënyrë të përbashkët me UÇK-së nuk kanë kryer krime.
“Mbrojtja dëshiron ta bëj të qartë se Salih Mustafa dhe asnjë person dhe asnjë person tjetër i BIA-së, as vetëm dhe as në mënyrë të përbashkët me ushtarët e tjerë të UÇK-së, me policët, me policët ushtarak, apo për ndonjë një qëllim të përbashkët, nuk kanë pasur si qëllim që të ndalojnë, keqtrajtojnë apo apo të trajtojnë në mënyrë mizore, të torturojnë apo të vrasin ndokënd”, ka thënë avokati mbrojtës.
Ai ka thënë se Mustafa dhe askush tjetër nuk ka pasur një synim të tillë.
“Salih Mustafa nuk ka pasur asnjë synim për kryerjen e këtyre krimeve të pretenduara, dhe këtë gjë nuk e ka pasur si synim askush tjetër. Në fakt ata thjeshtë nuk kanë kryer asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara”,ka thënë ai më tëj.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10