Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lojtari i Përfaqësueses së Egjiptit pëson sulm në zemër, kolapson në fushë

Gazeta10
12 March 2024 - 16:04

Futbollisti i Përfaqësueses së Egjiptit, 30-vjeçari Ahmed Refaat, ka pësuar sulm në zemër të hënën mbrëma. Ai pësoi sulm derisa po luante me skuadrën Future kundër Al Ittihadit, në kampionatin egjiptian.

Refaat është ende në gjendje kritike, ndërsa klubi i tij ka thënë se zemra i ishte ndalur për më shumë se një orë.

“Zemra e Ahmed Refaatit është ndalur për më shumë se një orë, pavarësisht se mjekët bënë gjithçka. Më pas, zemra e tij nisi të përmirësohet. Por, gjendja e tij nuk është stabile. Klubi po e monitoron situatën dhe do t’iu njoftoj për gjithçka”, ka shkruar Future në një komunikatë për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.