Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Diego Simeone: Kundër Interit duam hakmarrje

Gazeta10
12 March 2024 - 16:30

Atletico Madrid po përgatitet të presë Interin për ndeshjen e dytë të 1/16 të Champions League. Në prag të kësaj sfide e cila do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës, Diego Simeone, trajneri i Atletico, ka folur në konferencën për shtyp.

“Nuk duhen fjalë, duhen fakte. Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër një rivali që është ndër më të mirët në Europë. Unë kam besim absolut te lojtarët e mi. E di se nesër do të jetë një ndeshje e mirë. Unë i kam idetë e qarta, po e kuptoj atë që po ndodh me ne. Ne humbëm 1-0 kundër ekipit më të mirë për momentin dhe tani duam hakmarrje.

Futbolli padyshim nuk fal kur bën një gabim, sepse humbet. Shpresojmë të jemi në gjendje të rritemi duke përfituar nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë”, u shpreh Simeone ndër të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.