
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se ka dërguar me sukses ushqim të mjaftueshëm për 25 mijë njerëz në qytetin e Gazës, të martën.
Ky është konvoji i saj i parë i suksesshëm në veri të enklavës që nga 20 shkurti.
“Me njerëzit në Gazën veriore në prag të urisë, ne kemi nevojë për dërgesa çdo ditë, plus ne kemi nevojë për pika hyrjeje direkt në veri”, shkroi WFP në një postim në X.
Agjencia e ushqimit e OKB-së tha se ishte “kryesisht e pasuksesshme” në përpjekjen e saj javën e kaluar për të rifilluar dërgesat në Gazën veriore, e cila është afër zisë së bukës, raporton The Guardian.
WFP tha më 20 shkurt se po ndalonte dërgesat e ndihmave ushqimore në Gazën veriore derisa kushtet në enklavën palestineze të lejojnë shpërndarjen e sigurt./Gazeta10