Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hamiti pas vendimit për Manastirin: I ndërruan fjalët për 180 shkallë për të gjitha kauzat

Gazeta10
13 March 2024 - 16:44

Muhamet Hamiti i LDK-së ka reaguar pasi Qeveria Kurti i kërkoi Agjencionit të Kadastrit që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar tokën Manastirit të Deçanit.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka ndërruar fjalët gjatë këtyre tri vjetëve “për 180 shkallë për të gjitha kauzat”.

“Erdhën në pushtet me kauzën e madhe të Ndryshimit, që e trumbetuan fort, ndonjëherë edhe me dhunë. Gjatë këtyre tri viteve i ndërruan fjalët dhe qëndrimet për 180 shkallë për të gjitha kauzat. Tash e rrëzojnë edhe kauzën e “Zajednicës”. ‘U-turns’ u thonë këtyre kthesave 180 shkallëshe në anglisht. Kryendryshuesi Albin Kurti ende në krye të Ndryshimit të Kosovës”.

Hamiti tha se të mashtruar janë “votuesit e Ndryshimit”.

“Qytetarët e Kosovës, të mashtruar e të pamashtruar, nën sanksione ndërkombëtare prej qershorit të vitit 2023. Vazhdojnë sanksionet. Vazhdon Ndryshimi i Kosovës për të keq. Kryendryshuesi është ende në krye të detyrës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.