Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mentor Shala: Kurti po pret vendimin e 16 shtatorit, ai mund të ndryshojë dinamikat politike

Gazeta10
04 August 2026 - 23:30

Analisti politik Mentor Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po pret vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale, pasi, sipas tij, ai mund të ndikojë në zhvillimet politike në Kosovë.

“Kurti e pret 16 shtatorin, vendimin e Gjykatës Speciale, sepse ai vendim i ndryshon dinamikat në këtë vend. Nëse, siç besoj unë, vendimi është lirues dhe lirohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, atëherë Kurti ka gjasa t’ia japë presidentin LDK-së për të siguruar edhe një mandat katërvjeçar në qeverisje. Përndryshe, nuk ka shanse dhe vendi shkon në zgjedhje më 27 dhjetor. Prandaj ai po e pret 16 shtatorin”, deklaroi Shala në emisionin “Adresa”.

Sipas Shalës, vendimi i Gjykatës Speciale mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.