Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nëse nuk gjejmë marrëveshje shkojmë në zgjedhje

Gazeta10
04 August 2026 - 21:27

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij mbetet e vendosur në parimet e saj dhe se për një zgjidhje politike nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Abdixhiku ka thënë se dialogu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim arritjen e një dakordimi mes palëve.

“LDK qëndron brenda parimeve të saj. Duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Abdixhiku pas takimit.

Ai ka shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Do të vazhdojmë takimet. Nëse nuk ka marrëveshje, shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.