
Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se palët kanë pasur pajtueshmëri për çështjet e diskutuara, por ende nuk është arritur marrëveshje.
Abdixhiku ka thënë se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për pozita, duke theksuar se bisedimet kanë qenë të përqendruara në çështje parimore.
“Ne nuk kemi folur për emra konkretë. Kemi pasur pajtueshmëri në të gjitha çështjet, por nuk kemi marrëveshje”, ka deklaruar ai pas takimit.
Ai ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë, ndërsa në rast se nuk arrihet një dakordim, mund të ketë zhvillime të tjera politike.