Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon nata e dytë e Expo Diaspora 2026 në Prishtina Mall

Gazeta10
04 August 2026 - 20:36

Atmosfera  dhe aktivitetet e shumta po vazhdojnë edhe në natën e dytë të Expo Diaspora 2026, panairit që po afron bizneset vendore me bashkatdhetarët nga diaspora dhe qytetarët e Kosovës. Ky organizim, që po mbahet në Prishtina Mall, po shërben si urë lidhëse për bashkëpunime të reja, promovim të produkteve dhe prezantim të bizneseve nga sektorë të ndryshëm.

Vizitorë të shumtë po marrin pjesë në këtë aktivitet, ku përveç ekspozimit të produkteve dhe shërbimeve, nuk po mungojnë as surprizat për pjesëmarrësit. Në katin e dytë, te Flori Gallery Expo, gjatë mbrëmjes së djeshme, kompania Piano Parfume shpërndau parfume për të pranishmit, duke krijuar një atmosferë edhe më të veçantë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se interesimi për panairin mbetet i madh, ndërsa qytetarët dhe bashkatdhetarët kanë mundësi të njihen nga afër me ofertat dhe mundësitë e bashkëpunimit që ofrojnë bizneset pjesëmarrëse.

Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë fizikisht në panair, aktiviteti mund të ndiqet drejtpërdrejt në YouTube, në kanalin zyrtar të Kanal 10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.