
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës lokalisht priten vranësira të pjesshme. Do të jetë shumë nxehtë. Rreziku i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C. /MeteoKosova/