Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama për takimet Kurti–Abdixhiku: Kërkesa për president neutral është përpjekje për nënshtrimin e LDK-së

Gazeta10
04 August 2026 - 23:04

Analisti politik Fidan Rama, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka vlerësuar se takimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohen në rrethana ku, sipas tij, LDK po përballet me kërkesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Rama deklaroi se insistimi i Kurtit që presidenti i ardhshëm të jetë një figurë neutrale përbën një përpjekje për nënshtrimin e LDK-së. Sipas tij, nëse LDK e pranon këtë kusht, atëherë rruga drejt një koalicioni do të hapet dhe çështja do të konsiderohet e mbyllur.

Ai theksoi se, në thelb, zhvillimet e deritanishme tregojnë se vendi mbetet shumë pranë zgjedhjeve të reja, duke argumentuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë qëndrime të ngurta, ndërsa, sipas tij, edhe Albin Kurti nuk heq dorë nga kërkesa për pozitën e presidentit.

Rama shtoi se e cilëson këtë situatë si “nënshtrim”, pasi, sipas tij, Kurti e ka ditur se LDK nuk do të pranonte të hynte në një takim duke u mjaftuar vetëm me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Në këtë kontekst, ai e cilësoi të palogjikshme vazhdimin e këtyre takimeve nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.