Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeterroristi Radoiçiq fqinj me Bërnabiqin, kjo është prona e tij e re në Dedinjë

Gazeta10
15 Mars 2024 - 8:26

Milan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe, ishte detyruar që ta linte villën e tij në Liqenin e Gazivodës në Kosovës për shkak të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij, pas sulmit agresor në Banjskë të Zveçanit.

Pas 24 shtatorit, ai kishte regjistruar vendbanimin në një ndërtesë luksoze afër stadiumit të Yllit të Kuq.

Nova raporton se Radoiçiq, bashkë me gruan e tij Emma-n, është pronar i një kompleksi në Dedinjë, në të cilin janë dy ndërtesa, bashkë ne një pemishte.

Së fundmi ai ka regjistruar vendbanimin në një rezidencë në rrugën “Rajka Mitiqa”, në një ndërtesë me banesa luksoze, por që ai aty nuk është pronar.

Nova ka gjetur në kadastrën e pasurive të paluajtshme, se ai ka në pronësi kompleksin në Dedinjë, në të cilin ka disa villa luksoze. E në njërën prej tyre banon kryeministrja Ana Bërnabiq.

Duke gjykuar nga të dhënat e kadastrës, të dy ndërtesat janë në pronësi të Radoiçiqit.

Siç shkruan, njëra ka hapësirë prej 180 metrave katror, ndërsa tjera prej 95 sish.

Gjithashtu ka “një pemishte të klasit të parë” me hapësirë prej 3,000 metrave katrorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.