Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çka u diskutua në takimin e emisarit Lajçak dhe presidentit Vuçiq?

Gazeta10
15 March 2024 - 22:06

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur sonte në takim në Beograd nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram, ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Derisa për dialogun ka folur edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se dialogu është mekanizmi i vetëm i mundshëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Blikeni pas takimit me kancelarin austriak, Alexander Schallenberg në Vjenë, ka thënë se “qasja qëllim mirë dhe konstruktive nga Kosova dhe Sërbia duhet të arrihet me qëllim që të stabilizohen marrëdhëniet”.

Ai ka shtuar se të dyja palët duhet të punojnë për të ulur tensionet, të përmirësojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe të rritin transparencën.

Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Bashkimit Evropian për rundin e ri të dialogut me Serbinë që do të mbahet më 19 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.