
Analisti politik Fidan Rama ka deklaruar në emisionin “Politiko” se Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë ta formojë vetë qeverinë nëse i siguron numrat e nevojshëm në Kuvend.
Sipas tij, nëse përfshihen edhe votat e diasporës dhe mandatet përfundimtare, mund të krijohet një shumicë që i mundëson Vetëvendosjes qeverisje të vetme.
Rama tha se, në një situatë të tillë, do të ndiqeshin procedurat institucionale për formimin e qeverisë dhe më pas edhe procesi për zgjedhjen e presidentit brenda afateve kushtetuese.
Ai shtoi se, nëse një parti i ka numrat për të qeverisur e vetme, atëherë sipas tij nuk do të ketë nevojë për ndarje pushteti apo marrëveshje koalicioni, duke theksuar se kjo është pjesë e logjikës demokratike dhe vullnetit të votuesve.