Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rugova: Superliga e ekuilibruar, Liria e ka humbur hapin

Gazeta10
17 March 2024 - 23:05

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.

Në diskutim për edicionin në përgjithësi që po zhvillohet në Superligë, ish-selektori i Kosovës, Edmond Rugova thotë se Superliga e sivjetme është e barabartë.

“Superliga e ekuilibruar këtë edicion, të gjitha skuadrat po zhvillojnë futboll të mirë, përveç Lirisë, që tashmë e ka humbur hapin, pasi nuk po mundet t’i bëj ballë klubeve tjera” – tha ai.

Ditëve të fundit janë shkaktuar disa befasi në Superligën e Kosovës, me klube nga pjesa e poshtme e tabelës që po i shkaktojnë probleme tri ekipeve të para në tabelë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.