
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.
Në diskutim për derbin e Anamoravës, foli edhe Bekim Isufi, analisti i përhershëm i emisionit “Kampionët”.
Ai komentoi gjendjen e dy skuadrave në këtë ndeshje.
“Gjilani ishte më i freskët dhe punoi më shumë se kundërshtari, dhe kështu ishte më e rrjedhshme në lojë” – tha ai.
Tutje, ai foli edhe për paraqitjen e treguar nga Drita.
“Drita çaloi në organizmin e lojës, ishin larg asaj Dritës që jemi mësuar ta shohim, dhe nuk ishin bindës, duke marrë parasysh që vendi i parë ishte në pyetje” – përfundoi ai.
Drita e Gjilani ndanë pikët në ndeshjen derbi të ditës së sotme.
Skuadra bardhekaltër janë në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e shtatë me 26 pikë.