Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Voziti 101 km/h në zonën 50km/h, gjobë 300 euro ndaj shoferit – heqje e patentes dhe 3 pikë negative

Gazeta10
17 March 2024 - 23:41

Policia njofton se sot rreth orës 20:45 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 101 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast Policia Rajonale e  Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” apelon policia. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.