
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica është përzgjedhur në 11-shen më të mirë në javës në elitën e futbollit turk.
Rashica pati një paraqitje mbreslënëse në humbjen që skuadra e tij Besiktasi e pësoi kundër Antalyasporit me rezultat 1-2.
Sulmuesi nga Vushtrria asistoi për Ernest Muçin, teksa në fund të ndeshjes ishte i pafat pasi në ekzekutimin e penaltisë preku fillimisht topin para se ta godiste atë dhe 11-metërshi u anulua.
Milot Rashica po kalon në formë mjaft të mirë me Besiktasin në fund të sezonit, teksa në 32 paraqitje me klubin turk në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.
Kjo është përvoja e dytë e Rashicës në futbollin turk, pasi sezonin e kaluar kishte qenë i huazuar te Galatasaray ku ishte shpallur kampion.
27-vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 7.5 milionë euro.
Rashica tani do të grumbullohet me Kosovën për dy ndeshjet e marsit kundër Armenisë dhe Hungarisë.