Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjigantit të Premierligës iu hiqen katër pikë

Gazeta10
18 March 2024 - 16:39

Klubit të madh të Premierligës Nottingham Forest i janë hequr katër pikë shkaku që kanë shkelur rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR).

Forest iu referua një komisioni të pavarur në janar pasi klubi raportoi humbje që tejkaluan shumën e lejuar gjatë ciklit të raportimit trevjeçar që përfundon në sezonin 2022-23.

Sipas udhëzimeve, ata mund të ishin gjobitur ose zbritur pikë për shkeljen dhe tani meqenëse është vendimi zyrtar, ata kanë rënë në vendin e 18-të në tabelë.

Ata janë skuadra e dytë e Premierligës këtë sezon që u hiqen pikë pas një shkeljeje të PSR-së, me Everton që kishte humbur 10 pikë në nëntor.

Kjo më vonë u reduktua në gjashtë pikë pas një apeli tre-ditor. Everton mund të përballet me një zbritje të dytë të pikëve këtë sezon pasi u akuzuan së bashku me Forest për një tjetër shkelje të rregullave të PSR në janar.

Forest tani ka 14 ditë për të njoftuar nëse ata synojnë të apelojnë kundër sanksionit.

Premierliga ka vendosur në 24 maj si një datë mbështetëse për çdo apelim që vjen pas përfundimit të sezonit më 19 maj. Kjo datë vjen përpara mbledhjes së përgjithshme vjetore të ligës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.