Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj iftar me strukturat në Klinë: Koalicioni i prirë nga AAK-ja po forcohet çdo ditë

Gazeta10
19 March 2024 - 19:05

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni që i prinë AAK-ja po forcohet.

Haradinaj ka shkruar në Facebook teksa ka treguar se ka pasur një iftar me struktuar në Klinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë. Në vazhdën e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, Kryesia e Aleancës ka takuar strukturat e saj në Klinë, në një iftar të përbashkët”.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka pasur kurrë më nevojë sesa tash për një koncept të tillë politik.

“Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë. Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm. Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.