
Cluji është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për transferimin e Lumbardh Dellovës.
Kryesia e klubin rumun do ta vëzhgojë nga afër Dellovën në Budapest më 26 mars, aty ku Kosova do të përballet me Hungarinë.
25-vjeçari ka treguar paraqitje të mira me Ballkanin përgjatë këtij sezoni dhe është njëri nga lojtarët kryesore të kampionit të Kosovës.
Dellova ishte shumë afër largimit nga Ballkani edhe në janar, por skuadra e Ilir Dajës vendosi ta mbajë atë deri në fund të sezonit.