Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për deklaratën e Hill: “Po luan politikë bizantine”

Gazeta10
20 March 2024 - 20:53

Ambasadorët amerikan, Christopher Hill dhe Jeffery Hovenier kanë pasur një ‘përplasje’ në distancë për Kosovën. Derisa Hill ka deklaruar se Serbia është me afër në raport me NATO-n sesa Kosova, nga ana tjetër, Hovenier e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke thënë se Kosova është në rrugë të drejt për anëtarësim në NATO.

Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill po e luan një politikë bizantine.

Megjithatë sipas tij, qëllimi primar i ambasadorit Hill është shkatërrimi i lidhjes mes Serbisë dhe Rusisë.

“A është duke e bërë këtë suksesshëm, këtë nuk e di edhe pse nuk ma merr mendja qe po ka sukses, mirëpo rezultatet ndoshta shihen pas disa vitesh”, ka thënë Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Shala e ka quajtur të drejt deklaratën e ambasadorit Hill se Serbia është me pran NATO-s sepse sipas tij, Serbia është pjesë e partneriteti për paqe formalisht.

“Në anën tjetër edhe Hungaria është pjesë e NATO-s, por po ka një afërsi me Putinin. Pra nuk duhet të shikohen gjërat në aspektin formal, por duhet të shikohen gjërat edhe në aspektin joformal. Kosova është pjesë e Aleancës se 50 shteteve të kryesuar nga SHBA dhe që quhet Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Kosova është vend demokratik i përvetëson vlerat që i promovon NATO-ja, në anën tjetër Serbia këtë nuk e bën”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Deklarata e tij e plotë:  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.