
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan ka folur për procesin e dialogut dhe ngecjen e negociatave ndërmjet palëve për normalizimin e raporteve.
Sipas tij, për shkak të konteksteve edhe gjeopolitike, dritarja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të mbyllet shpejt, duke lëshuar rrugë për tensione, që mund të përfundojnë edhe në konflikt të armatosur.
“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, theksoi Janjiq, derisa tha se shpreson se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përpjekje të reja për ‘ringjalljen’ e procesit të dialogut.
“Momentalisht, për fat, kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, deklaroi ndër të tjera Janjiq për REL.