Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Gazeta10
22 March 2024 - 11:14

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 në orët e paradites.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 09:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”,ka thënë ajo për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.