Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një 54 vjeçar në Tregun e Gjelbër në Viti, dyshohet se është vetëvrarë

Gazeta10
22 March 2024 - 13:40

Një person është gjetur pa shenja jete në tregun e Gjelbër në Viti.

Dyshimet e para vijnë se 54-vjeçari kosovar mund të ketë bëre vetëvrasje.

Këtë e ka bëre të ditur për Gazeta10, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është  vërejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbër në rrugën  “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjekësorë.  Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar  (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhvilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale”, ka thënë Hashani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.