Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tre lojtarë largohen nga kampi i Anglisë, mungojnë në ndeshjen ndaj Belgjikës

Gazeta10
25 March 2024 - 17:39

Kombëtarja e Anglisë nuk mund të llogarisë në tre lojtarë për ndeshjen miqësore ndaj Belgjikës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Wembley” më 26 mars (e martë).

Mbrojtësi, Harry Maguire ka pësuar një lëndim muskulor dhe është rikthyer në Manchester për rehabilitim.

Përveç mbrojtësit të “Djajve të Kuq”, në Manchester është rikthyer edhe lojtari i Cityt, Kyle Walker – i cili u lëndua gjatë ndeshjes miqësore ndaj Brazilit.

Kurse lojtari i tretë që la kampin e “Tre Luanëve” ishte Sam Johnstone.

Kujtojmë që nga Anglia ishte larguar edhe Harry Kane për shkak të lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen e javës së kaluar në Bundesliga me Bayern Munichun, por që çuditërisht e gjeti vetën në listën e Gareth Southgate.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.