
Sulmuesi i Al Hilal, Neymar ka vizituar turneun e tenisit në Miami.
Braziliani 32-vjeçar, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, ka ndjekur një ndeshje të turneut të meshkujve dhe më pas u fotografua me tenistin spanjoll Carlos Alcaraz dhe basketbollistin e Miami, Jimmy Butler.
Alcaraz tregoi cilësitë e tij para dyshes, pasi mposhti pa vështirësi Gael Momfis me rezultatin 6:2 dhe 6:4 në sete.
“Faleminderit që erdhët”, shkroi Alcaraz në Twitter pas ndeshjes, duke publikuar fotografinë me Neymar dhe Buttler.