Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Opozita nuk mund ta sfidojë Vetëvendosjen, s’ka asnjë alternativë

Gazeta10
26 March 2024 - 21:37

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakoshme. E kësaj teme i ka dhënë ‘zjarr’ edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ditë me parë ka shprehur gatishmeri për të shkuar në zgjedhje nëse opozita ka një kërkesë të tillë.

Komentatori politik Halil Matoshi ka thënë se rrezimin e Qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit mund të bëj vetëm Lëvizja Vetëvendosje, raporton gazeta10

Sipas tij, Vetëvendosje nuk është e interesuar për të shkuar në zgjedhje pa hyrë vendi në vitin e rregullt zgjedhor.

“Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund ta sfidojë opozita jo vetëm me numra, që s’ka shancë, por as me alteranativë. Sepse opozita nuk ka asnjë alternativë sot në Kosovë”, ka thënë Matoshi në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka thënë se është idhnuar me opizitën për mungesë të ndonjë alternative. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.