
Komentatori politik Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka folur rreth antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas tij ky është një hap shumë i rëndësishëm për shtetin tonë, raporton Gazeta10.
“Hyrja në Këshillin e Evropës e konsiderojë si parahyrje për antarësimin në OKB, ka shumë rëndësi Këshilli i Evropës, kjo është tëpër e rëndësishme në fazën ku ndodhemi ne si shtet sidomos me një armikë që e kemi te dera siç është Serbia, e cila bënë shumë gjëra për ta parandaluar shtetndërtimin e Kosovës”, tha ai në Kanal10.
Rama shton se janë duke u shterrur opsionet ku Kosova mund të kushtëzohet në formate të tjera për plotësimin e këtyre detyrave./Gazeta10