
Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius von Bone, ka thënë se nëse trupi gjykues e shqyrton se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet, atëherë të dëgjohen serish dëshmitarët, raporton Gazeta10
Ai ka thënë se kjo nuk ka qenë e mundur fare.
“Qëndrimi ynë është se dëshmitarët e ZPS-së nuk janë ndaluar në këtë komplekst, nuk ishte e mundur fare, nuk ishte e mundur dhe s’kishte një numër shumë të madh njerëzish”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se nëse trupi gjykues mund ta shqyrtojë se ZPS-ja ka ndryshuar qëndrimet atëherë mbrojtja kërkon të dëgjojë serish dëshmitarët
“Në qoftë se trupi gjykues është në gjendje ta shqyrtojë se ZPS-ja i ka ndryshuar qëndrimet e saj atëherë atëherë pala mbrojtëse dëshiron t’i dëgjojë dëshmitarët e ZPS-së edhe njëherë”, ka shtuar ai.
Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.