Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla mban takim në Tiranë: Taskforca e Përbashkët e Migracionit do t’i bashkohet Policisë së Kosovës

Gazeta10
29 March 2024 - 11:42

Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla në Tiranë.

Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që Policisë së Kosovës t’i shtohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit.

“Ministri Svela, në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë e plotë të Republikës së Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit. Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, u tha në njoftimin e Ministrisë.

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë Taskforcë të përbashkët dëshmon përkushtimin e qeverisë për sigurinë rajonale dhe për adresimin e sfidave të kriminale të migracionit. Ministri z.Xhelal Sveçla ka shprehur entuziazëm për takimin e ardhshëm që do të mbahet në Prishtinë, i cili është pranuar me shumë entuziazëm nga pjesëmarrësit”, u tha më tutje në njoftim.

Lidhur me këtë janë prezantuar edhe arritjet e deri tanishme të taskforcës, si dhe planifikimet e ardhshme të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.