
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në media.
Lidhur me intervistiminm e Berishajt, Prokuroria Speciale ja njoftuar se ambasadori është intervistuar me dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.