Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi e lut Kurtin të gjej një zgjidhje për greva, “edhe nëse s’je problem, ti je zgjidhja”

Gazeta10
15 September 2022 - 13:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e kuvendit ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe jo të bëhen bllokada, raporton Gazeta10.

“Po të kërkojë dhe po të them që duhet zgjidhësh, pjesë e cilës je bërë edhe vetë.Kështu ecet përpara duke bërë zgjidhje dhe jo bllokada.”, tha Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se pikërishtë tani kjo është nevoja e qytetarëve të Kosovës, sepse nxënësit janë ende në shtëpi dhe se prindërit e tyre kanë nevojë e dëshirë që fëmijët e tyre të jenë të sigurt në shkollat e tyre.

“…Por ka momente politike kur normalisht gjërat nuk bëhen për shkak të lavdis, bëhen për shkak të nevojës, dhe unë sot i nderuar kryeministër kam ardhur të flas pikërishtë për këtë nevojë, sepse nxënësit kanë nevojë për mësim[…]sepse vetëm kështu merr kuptim puna që bëjmë[…]Kjo është nevoja reale që ka qyetetari i Kosovës sot për sot sot.”, tha ndër të tjera kryetari i PDK-së./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.