
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran Murati lidhur me statistikat e investimeve kapitale.
Ajo ka thënë se shifrat e ministrit janë të pasakta. Sipas saj, investimet kapitale janë të njëjta.
Postimi:
Minister propaganda,
Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inlfacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%.
Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë.
Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët.