
Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Analisti politik, Nexhemdin Spahiu në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10 është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme, raporton gazeta10.
Sipas tij, mbajtja e tyre në këtë kohë nuk është në interes kombëtar.
“S’është në interes kombëtar mbajtja e tyre në këtë kohë”, ka thënë Spahiu.
E nëse ato ndodhin, sipas Spahiut gjasat janë të caktohen gjatë muajve të verës kur mërgata vjen në Kosovë.
“VV-së i konvenon që verës me i mbajtë zgjedhjet se e ka diasporën këtu”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/