
Komentatori politik Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë qe të zvarrisë implementimin e ‘Zajednicës’.
Matoshi në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Kurti ia ka humb Kosovës 10 vjet me ‘Zajednicën’.
Ai ka vazhduar tutje duke thënë se fjalën ‘Zajedincë’ e ka zbuluar vet Kurti, raporton kanal10.
“Problemi qëndron se Kurti po frikësohet se nuk po shpërndahet Kuvendi e duhet me bë Zajednicën e tij që e ka për dashuri sepse ky e ka pru fjalën Zajednicë se jo na”, ka thënë Kurti. /Gazeta10/