Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Votimi në veri, KQZ vendos për zgjatjen e afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Gazeta10
03 April 2024 - 16:50

Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për procesin e votimit të 21 prillit.

Ky afat, që sipas planit të aktiviteteve ishte paraparë të përfundonte më 3 prill, sipas vendimit të KQZ-së është shtyrë deri më 5 prill 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Express se ky vendim ka për qëllim që t’i ofrojë edhe më shumë kohë shtetasve të Kosovës me të drejtë vote dhe që janë të interesuar të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.