Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përplasen dy aeroplanë në aeroportin e Londrës

Gazeta10
06 April 2024 - 16:36

Dy aeroplanë janë përplasur në pistën e aeroportit Heathrow, duke shkaktuar kështu një tollovi të madhe.

Një aeroplan bosh i Virgin Atlantic u përplas me atë të British Airways ndërsa po zhvendosej në Terminalin 3, shkruan The Sun.

Derisa, është raportuar se avioni i British Ariways ishte plot me pasagjerë dhe ishte nisur për në Akra, por kjo nuk është konfirmuar akoma.

Të dy aeroplanët po lëviznin me shpejtësi të ulët dhe nuk ka raportime për të lënduar.

Ndryshe, aksidenti nuk e ka prishur orarin e fluturimit të avionit të Virgin nga aeroporti Heathrow.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.