
Skuadra e Dritës ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kampionat.
Të besuarit e Zekirija Ramadani mposhtën si mysafir skuadrën e Llapit me rezultat minimal.
Për gjilanasit shënoi Blend Baftiu në minutën e 42-të të ndeshjes.
Drita tashmë kalon në vendin e dytë me 54 pikë të tubuara.
Llapi bie nga froni dhe tashmë bie në vendin e tretë në tabelë me pikë të njejta.