Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shalë nuk ua kisha dashtë fëmijëve të tu një jetë të tillë si kjo” / Matoshi – Shalës

Gazeta10
11 April 2024 - 21:21

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për zgjedhje të reja parlamentare në Kosovë.

Një deklaratë e kryeministri Albin Kurti se partia e tij është gati të mbështet iniciativën e opozitës për shpërbëjrne e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 se partia në pushtet po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

Duke komentuar një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila thotë se Kosova ka pas rritjen me të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, Matoshi ka thënë se me qenë i pari në rajonin tonë nuk është ndonjë lavdate

Kjo pasi jeta në shtetet e Ballkanit është shumë jashtë cdo standarit jetësor, raporton gazeta10.

“Standardi jetësor në Ballkanë është katastrofik, duke përfshirë edhe Kosovën”, ka thënë Matoshi.

“Shalë nuk ua kisha dashtë fëmijëve të tu një jetë të tillë si kjo”, i ka thënë Matoshi analistit Krenar Shala, i cili vazhdonte ta mbronte qeverinë Kurti për përmirësimin e jetës në vend. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.